Bllokimi i marrëveshjes për Reformën në Drejtësi me kundërshtimet e PD-së dhe LSI-së ka riaktivizuar sërish diplomatët perëndimorë.
Ambasadorja e BE-së Vllahutin ka qenë sot për 60 minuta në zyrën e Ilir Metës, dhe siç mësohet është arritur vetëm një konsensus i pjesshëm për çështjen e Reformës në Drejtësi.
Nesër do të mblidhet Komisioni i Reformës, i cili do të diskutojë vetëm draftin e ekspertëve të pavarur por mësohet se prezentë do të jenë edhe përfaqësuesit e opozitës dhe të Ministrisë së Drejtësisë.
Vetë zonja Vllahutin ka lëshuar një paralajmërim të fortë dhe i ka bërë thirrje palëve të tërhiqen nga qëndrimet ekstreme. Nëse nuk ka consensus, Brukseli pritet të marrë vendime të forta ku i pari do të ishte moshapja e negociatave opër anëtarësim dhe bllokimi i integrimit të Shqipërisë.



