
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi sot pas takimit në Samitin e Pragës se Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e diskutimeve së bashku me Bashkimit Europian sa i takon çështjes së përballimit të krizës energjetike.
Rama ka bërë me dije se edhe ministrat e Energjisë së Ballkanit do të marrin pjesë në takimin e BE-së për krizën energjetike që do të mbahet në Pragë së shpejti.
Sipas tij, jemi në një “epokë të re rreziku”, ku janë mbledhur të gjithë dhe po bashkohen të gjithë për shkak të inflacionit të luftës.
Kjo e fundit, shtoi Rama, nuk është shkaktuar nga “ne” por na prek të gjithëve përmes rritjes së çmimeve të energjisë.
Rama tha poashtu se ka kërkuar me insistim që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që të marrin ndihmë konkrete nga BE, ndonëse i kanë hapur ose jo negociatat.
Në një format me më shumë se 20 vende ne jemi ndarë në tryeza ta rrumbullakëta dhe jemi fokusuar në propozimet tona. Që nga kriza energjetike tek inflacioni i Putin it dhe patjetër tek forcat e rublave në gjirin e shoqërive tona. Ky është një proces, frika ka qenë një forca shumë vendimtare në gjithë historinë e përpjekjeve për të ndërtuar një komunitet politik evropian, ashtu siç ka qenë një forcë penguese dhe për vetë BE. Në një situatë si kjo, Evropa është në një pikë ku për ta krijuar të ardhmen duhet ta parashikojë.
Me kërkesën time drejtuar kryetares së Komisionit është pranuar që të thirren ministrat e energjisë së rajonit në Pragë për të trajtuar çështjen e krizës energjetikë si një problem evropian. fokusi kryesor në tryezën e rrumbullakët ku unë isha pjesë, ishte pikërisht kriza energjetike.
Komuniteti evropian është një komunitete vendesh që bashkohen për çështje që janë gjithnjë e më shumë të përbashkëta. Nuk ndahen dot në pjesë kriza e klimës, kriza energjetike, demokratike. jemi në një epokë të re rreziku, kemi dalë nga epoka e sigurt. Kjo epokë e rrezikut i ka mbledhur të gjithë dhe i ka nxitur të afrohen sa më shumë për shkak të inflacionit të luftës. Shqipëria ka një peshë tjetër dhe një zë tjetër. Unë kam insistuar që duhet të përfshihen të 6 vendet, pavarësisht nëse i kanë hapur apo jo negociatat”.



