Moti i keq në Mirditë ka izoluar lagjen Munellë, duke sjellë probleme për afro 30 familje të zonës, raporton gazetari Juli Simoni.
Në një lidhje telefonike për Mcn Live gazetari bën me dije:
"Moti i keq ka sjellë probleme për 30 familje dhe një biznes në këtë zonë. Shkak është bërë shembja e një ure në këtë zonë që pamundëson kalimin e qytetarëve. Ka dëmtim edhe në ujësjellës dhe rrjetin elektrik të zonës. Banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë, pasi ka të moshuar që kanë nevojë për ndihmë dhe janë të izoluar. Zona e Fanit është gjithmonë e rrezikuar nga përrenjtë malorë".



