Përplasen dy makina në Korçë-Pogradec, një i vdekur dhe një i plagosur

Përplasen dy makina në Korçë-Pogradec, një i vdekur dhe një i plagosur

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Automjeti tip “BMW”, me drejtues Aurel Çipin, është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin K. L.

Drupal Ad

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i “BMW”, Aurel Çipi, dhe ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Audi”, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Mësohet se përplasja ka qenë shumë e fortë dhe Çipi mbeti i bllokuar në mjet, ku u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për nxjerrjen e trupit të pajetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy