Kryedemokrati Lulzim Basha është pyetur nga qyteti i Elbasanit, ku ndodhet për të ndjekur procesin e votimit, nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse del humbës.
“S’është pyetje për mua, gjeni personin e duhur për këtë pyetje. Elbasani do të fitojë. U bëj thirrje qytetarëve të votoni masivisht deri në orën 19:00. Elbasani po i prin Shqipërisë fitoren”, tha Basha.
Elbasani cilësohet si një nga zonat më të nxehta, nisur dhe nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë javë, ku mbeti i vrarë gjatë një konflikti një mbështetës i PS-së, Pjerin Xhuvani.



