Kalaja kallëzon në SPAK ish-kreun e policisë bashkiake Kapllanaj: Ka fshehur pasurinë (VIDEO)

Kalaja kallëzon në SPAK ish-kreun e policisë bashkiake Kapllanaj: Ka fshehur pasurinë (VIDEO)

Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja, u paraqit sot në SPAK për të kallëzuar ish-kreun e policisë bashkiake Ermal Kapllanaj, vjehrrin e tij, drejtues të ILDKPKI dhe kryebashkiakun Veliaj. 

Kalaja tha se sipas denoncimeve të mbërritura në PD, Kapllanaj për një periudhë 7-vjeçare ka refuzuar të deklarojë pasurinë, qoftë të tijën, qoftë të personave të lidhur me të. 

Po ashtu vjehrri i Kapllanajt është futur me 33 për qind në 2020-ën në një nga supermarketet më të fuqishme në vend, dhe ne kemi ngritur dyshimet e arsyeshme se jemi jo vetëm në shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, dhe pastrim të produkteve kriminale”, tha Kalaja.

Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta tha:

Objekti i saj vazhdon të mbetet Bashkia e kryeqytetit. Këtë radhë ajo ka denoncuar në SPAK ish-kreun e policisë bashkiake Ermal Kapllanaj, duke pretenduar se ka shkelur ligjin po ashtu duke fshehur paratë duke mos bërë deklarimin vjetor të pasurisë në ILDKP. Mbetet për t’u sqaruar nga ILDKPKI. Vet Kapllanaj ka pretenduar që s’ka qenë subjekt i deklarimit, por nëse ka qenë subjekt i takon ILDKPKI të kishte vepruar. Z.Kalaja ka patur edhe një pretendim se nëpërmjet babait të tij kanë investuar, duke u bërë aksioner të një rrjeti supermarketi, duke mos patur para të justifikuara”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy