Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike, ikin punonjësit e fundit/ Forcat speciale marrin kontrollin e ambasadës së Iranit (VIDEO)

Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike, ikin punonjësit e fundit/ Forcat speciale marrin kontrollin e ambasadës së Iranit (VIDEO)

Video që MCN sjell më poshtë tregojnë pamje nga ambasada e Iranit në Tiranë, ku shihet qetësi një ditë pas dëbimit të stafit diplomatik.

Nga ambasada janë larguar edhe punonjësit e fundit, të cilët sendet personale i kanë transportuar me dy automjete private.

Ndërkohë pas zbrazjes së godinës forcat speciale kanë marrë kontrollin e ambasadës, duke rrethuar zonën përreth.

Ishte Kryeministri Edi Rama ai që një ditë më parë bëri të ditura rezultatet e hetimit për sulmin kibernetik ndaj AKSHI-t, duke deklaruar se u konkludua se sulmi është koordinuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe hakerash.

Për këtë arsye, kreu i qeverisë njoftoi vendimin për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin dhe dëbimin e ambasadori dhe stafit diplomatik nga Tirana.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy