
Agjencia hapësinore kineze ka publikuar disa foto të sipërfaqjes së Hënës, të shkrepura nga sonda Chang 4, e para që ka zbritur në anën e errët të satelitit të Tokës.
Fotot 360-gradëshe u publikuan të enjten nga Administrata Kombëtare Hapësinore të Kinës (CNSA).
Fotot tregojnë një horizont të pafund të dukshëm në një terren gri dhe shkëmbor.
Sonda Chang-4 u ul në sipërfaqen e Hënës në mëngjesin e 3 janarit.
Imazhi i parë i sipërfaqes hënore mbërriti në Tokë vetëm pak orë më vonë.



