Berisha mbështet idenë e Blushit: Nëse Kosova ndahet në veri, të gjithë shqiptarët bëhen një

Berisha mbështet idenë e Blushit: Nëse Kosova ndahet në veri, të gjithë shqiptarët bëhen një

Ish-kryeministri Berisha mbështeti qëndrimin e idenë e deputetit Ben Blushi lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë. Blushi tha se diplomacia jonë duhet ta bëjë të qartë se nëse Kosova ndahet në veri, atëherë pasoja do të ishte bashkimi i Shqipërisë me Kosovën.

Ndërsa Berisha në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se ky bashkim do të duhej të përfshinte të gjithë shqiptarët, edhe ata të trevave në vendet e tjera fqinje.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka shpërfillur interesat e Kosovës.

“Ai shkoi në Serbi. Edhe unë e kisha ndërmend një vizitë të tillë, por prisja të vinin ata të parët. Rama shkoi në Serbi. Mënyra teatrale, folklorizmi etj. më bëri të kuptoj se po shkelmohen interesat e Kosovës. Vuçiç është kryeministri që Rama ka takuar më shumë veç Papandreut. Çfarë ndodh pas këtyre takimeve? Niset treni”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy