
Presidenti amerikan, Donald Trump, pret që bisedimet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, të jenë “jashtëzakonisht të suksesshme”.
Trump është shprehur se Pheniani ka premtuar që të mos testojë më ndonjë raketë derisa të nisin bisedimet. Takimi i parë i dy liderëve pritet në maj.
“Mendoj që Koreja Veriore do të jetë shumë e mirë, mendoj se do të kemi sukses të jashtëzakonshëm. Mendoj se kjo do të jetë diçka shumë e suksesshme. Ne kemi shumë mbështetje. Ata kanë premtuar se nuk do të testojnë ndonjë raketë gjatë kësaj kohe dhe do të shikojnë mundësinë e denuklearizimit. Kjo do të ishte e shkëlqyer”, ka thën Trump.



