
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë në ‘Facebook’ një mesazh drejtuar qytetarëve. Ai shkruan se angazhimi i parë i PD-së, kur të vijë në pushtet do të jenë vendet e reja të punës. Sipas Bashës, krijimi i vendeve të punës është jetim për stabilitetin ekonomik, ndër të tjera ai thekson se ka ardhur koha që të largohet kjo qeveri për një qeveri të re.
POSTIMI:
Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110,000 vende të reja pune për shqiptarët.Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi për njerëzit që të investojnë në veten e tyre dhe fëmijët e tyre.Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri të re, që kujdeset për njerëzit e jo për veten e saj.



