Tomorri: Duhet model financiar i qëndrueshëm për bashkitë, taksa mbi pronën mund të bëhet me fasha

Tomorri: Duhet model financiar i qëndrueshëm për bashkitë, taksa mbi pronën mund të bëhet me fasha

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri komenton borxhet e akumuluara në bashkitë e vendit, ku një pjesë janë në prag të falimentit, duke përmendur si pikë të parë dështimin e reformës administrativo-territoriale.

Ai deklaroi se reforma territoriale synonte fuqizimin e financave të bashkive dhe do të sillte shërbime më të mira tek qytetarët, por se disa vite pasi reforma ka hyrë në fuqi, numri i bashkive u zvogëlua në 61 dhe u hoqën komunat.

Nga studio e lajmeve të MCN Tv, Tomorri deklaroi se jemi situatën ku Kryeministri pranoi probleme te situata financiare e bashkive ku një pjesë janë në kolaps financiar dhe rrezik falimenti.

Si pikë të dytë ai përmendi se shërbimet për qytetarët nuk janë përmirësuar, por përkundrazi.

Shumë bashki janë shndërruar në vende për të punësuar militantët, nuk ka patur rënie të numrit të punonjësve në njësitë vendore, madje ka patur rritje.

Pjesa tjetër lidhet me administrimin e fondeve që shkojnë, tenderat që bëjnë bashkitë, shihet se si shpërdorohen paratë publike dhe të qytetarëve.

Të gjitha këto faktorë ka çuar në këtë situatë ku një pjesë e bashkive janë të paafta për t’u financuar dhe për të ofruar shërbime për qytetarin dhe për të financuar shpenzimet e domosdoshme për aktivitetin e tyre.

Kërkohet një ndërhyrje e cila duhet të jetë rrënjësore. Kanë filluar debate për reformën territoriale e cila një nga elementët kryesorë të saj duhet të ketë fuqizimin financiar të njësive vendore she përmirësimin e shërbimin e qytetarët.

Aspekti i dytë që ka të bëjë me mënyrën se si bashkitë shpërdorojnë fondet e taksapaguesve.

Lidhur me propozimin e Kryeministrit si zgjidhje, marrjen në administrim nga shteti të këtyre bashkive, Tomorri tha se nuk është praktikë e panjohur, por se ndodh edhe në vende të tjera kur një njësi e pushteti vendor shkon në paaftësi financiare.

Qeveria është huadhënësi i dorës së fundit që merr përsipër administrimin e përkohshëm të bashkisë, financon investimet e domosdoshme që të jenë të disponueshme për qytetarët dhe ndërhyn për të fuqizuar bashkinë.

Kjo është zgjidhje e përkohshme, por ne duhet të ndërtojmë model financiar të qëndrueshëm që të ketë flukse jo vetëm për të financuar shërbimet e domosdoshme për qytetarët por të mundësojë investime në komunitete dhe të nxitet zhvillimi ekonomik.

Qeveria do marrë në administrim ujësjellësat, janë një nga shembujt më domethënës të vështirësive financiare të bashkive.

Pothuaj të gjitha ujësjellësit kanë akumuluar borxhe, janë me humbje dhe rrezikojnë të mos ushtrojnë aktivitetin e tyre. Kjo nuk është situatë e qëndrueshme, duhet të marrë zgjidhje patjetër.

Deklaratën e ministres së Financave Delina Ibrahimaj, e cila zbuloi sot se do të ndryshojë mënyra e mbledhjes së taksës së pasurisë dhe për këtë po hartohet një draft, Tomorri saktësoi se taksa mbi pronën është terminologjia e saktë dhe jo taksimi i pasurisë.

Sipas tij, Shqipëria ka patur model takse mbi pronën me vlerë fikse në varësi të zonës ku ndodhet pasuria.

Më tej u kalua në një model që takson pronën mbi bazën e vlerës reale që ka me koefiçent 0.05%, Shqipëria mbledh 50-60 milionë dollarë në vit nga taksimi i pronës, taksa që paguajnë qytetarët për shtëpitë.

Me shumë gjasa qeveria do bëj një ligj të ri për taksimin e pasurive të paluajtshme, thelbi i ligjit është që qytetarët me shtëpi të dyta apo të treta do të paguajnë më shumë mbi pronën.

Ndoshta do të kalojmë në një sistem me fasha e para taksohet me 0.05%, më shumë e dyta dhe pak më shumë e treta.

Ka mundësi që taksa e pronës të sjellë më shumë të ardhura për bashkitë, por qeveria gjatë hartimit të ligjit duhet të mbajë parasysh të ardhurat e qytetarëve dhe të mos shkohet në një taksë rënduese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy