Zgjedhjet vendore, Balla: S’kemi qenë të prerë për një datë, Presidenti të marrë në konsideratë propozimet

Zgjedhjet vendore, Balla: S’kemi qenë të prerë për një datë, Presidenti të marrë në konsideratë propozimet

Pas takimit konsultativ me presidentin Bajram Begaj, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u ndal në një prononcim për mediat, ku tha se PS nuk ka qenë e prerë për një datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Ai pohoi se zgjedhjet mund të zhvillohen brenda afatit 15 prill, 15 maj, duke marrë parasysh ndonjë ditë që mund të jetë festë zyrtare. Sipas tij,  PS është e gatshme që të hyjë në zgjedhje dhe t’i fitojë ato në datën e caktuar nga presidenti Begaj.

Palët duhet të respektojnë pikë së pari kompetencën presidentit, pasi është ai që ka kompetencë dhe të përcaktojë se cila do të jetë data e zgjedhjeve. Zgjedhjet mund të zhvillohen brenda afatit 15 prill, 15 maj, duke marrë parasysh ndonjë ditë që mund të jetë festë zyrtare. S’kemi qenë të prerë në një propozim tonin apo sugjerim për një datë të caktuar, pasi besojmë se presidenti duhet të marrë në konsideratë të gjitha propozimet. PS është e gatshme që të marrë pjesë në zgjedhje, dhe t’i fitojë ato në secilën datë që do donte presidenti. Ajo që vërej, një vlerësim maksimal, gatishmëria e presidentit për të dëgjuar të gjitha palët. Se di kë ka pritur zoti Begaj, se nuk mbaj regjistrin se cili hyn dhe del nga Presidenca. Të gjitha autoritetet në këtë vend, përfshi dhe autoritetin e presidencës, respektojnë ligjin dhe gjykatat.

Më tej ai theksoi e në çdo bashki ku qeveris Partia Socialiste është bërë një punë e shkëlqyer në shërbim të qytetarëve edhe pse siç shprehet Balla gjithmonë ka vend për më shumë.

Ne jemi të vetëdijshëm se Partia Socialiste, ne, nuk jemi më ët mirët, por më të mirë se ne nuk ka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy