Një autobus dy katësh u aksidentua në Hong Kong, duke u marrë jetën të paktën 18 personave dhe duke plagosur rreth 50 të tjerë.
Autobusi transportonte spektatorë dhe punonjës nga një garë me kuaj, përpara se të përmbysej në zonën e New Territories.
Sipas BBC, të dhënat paraprake thonë se shkak për aksidentin e rëndë dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte mjeti.
Disa prej të aksidentuarve arritën të dilnin vetë nga autobusi, ndërsa të tjerëve u erdhën në ndihmë shërbimet e zjarrfikëses.
Transporti publik në Hong Kong konsiderohet përgjithësisht i sigurt, por aksidente të tilla me viktima nuk janë diçka e pazakontë.
Shefi ekzekutiv i Hong Kongut Carrie Lam tha se kjo ishte e trishtueshme, pasi vizitoi një nga 12 spitale që janë transportuar të lënduarit.
Lam u tha gazetarëve se një hetim i pavarur i udhëhequr nga një gjyqtar do të kryhet për të zbuluar se çfarë e shkaktoi rrëzimin.
Ndërsa në raportet e mëparshme thuej se nga ky aksident 19 njerëz humbën jetën.
Aksidenti i së shtunës mësohet se është një ndër më të rëndët, që prej vitit 2003, kur një autobus po dy katësh doli nga rruga pasi u godit nga një kamion, duke i marrë jetën 21 personave.
Ndërkohë shoferi i kamionit u burgos për shtatë muaj.



