“Revolta” e minatorëve të Spaçit/ Bushpreni: Pakënaqësi për punën dhe paga të ulëta (VIDEO)

“Revolta” e minatorëve të Spaçit/ Bushpreni: Pakënaqësi për punën dhe paga të ulëta (VIDEO)

Minatorët e Spaçit në Mirditë po protestojnë prej disa ditësh, duke bojkotuar punën për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të vështira.

Përfaqësuesi i sindikatës së minatorëve, Albert Bushpreni tha për edicionin e lajmeve në MCN TV, se kjo protestë vjen pas grumbullimit të një sërë pakënaqësish dhe shqetësimesh gjatë punës për kompaninë “Tete Albanian”. 

Ndër pakënaqësitë kryesore është edhe pagesa e ulët. 

Kam tre vjet që punoj me detyrën përgjegjës turni dhe gjatë gjithë kohës shihja që bashkëpunëtorët e mi thoshin nuk na respekton kush, nuk kemi sindikatë. 

Nga pakënaqësitë e minatorëve, lindi ideja për tu organizuar në një sindikatë që të mbronte të drejtat tona, në gjysmën e gushtit sindikata ka marrë formë, me dokumentacion dhe me të gjitha. 

Konfederata i dërgon kërkesë kompanisë që të ulemi, të takohemi dhe të lidhim kontratën kolektive. 

Kërkesa ra në vesh të shurdhër dhe nuk dhanë asnjë përgjigje. Në mënyrë “miqësore” na drejtuan një ftesë që të shkojmë te drejtori i kompanisë që të diskutonte mbi shqetësimet. 

Ai filloi me intimidime, goditje të tavolinës, ngritje të toneve, gjë që hasi në rezistencën tonë. Që ose do flasim me qetësi, se na ka thirrur, ose nuk pranojmë. 

Kërkesa e parë është pse nuk na njihni si sindikatë, të tjerat vijnë më pas. 

Drejtuesit teknik mbajtën pozicion asnjanës ose pothuajse në krahun tonë, ishim gjashtë persona të mandatuar si përfaqësues. 

Drejtori kërkoi komunikim tek e tek me përfaqësuesit, por ata nuk pranuan, duke thënë se ne kemi ardhur si përfaqësi. 

Ka pasur dhe raste kur tjetri është dëmtuar dhe është aluduar se nuk vjen në punë për të shfrytëzuar rastin. 

Ka pasur raste kur minatori ka vdekur dhe mundësisht jo në vendin e punës së vetë dhe nuk është bërë asgjë për të. 

Na vdiq kolegu ynë dhe nuk na lejuan as të shkonim ta nderonim. Janë grumbulluar një sërë pakënaqësish, pa llogaritur pagat e vogla.

Unë ka katër muaj që paguhem 480 mijë lekë të vjetra në muaj, të tjerët vijnë më poshtë deri tek ndihmësit si fillim me 300 mijë lekë të vjetra. 

Kemi punuar në tym, në gazra, për avari dhe mungesë ajrimi. Përshkallëzimi erdhi si pasojë e heqjes time nga puna në mes të turnit, me pretekstin se nuk kam plotësuar një formular, për gërvishtjen e një punëtori. 

Unë kam vënë në dijeni përgjegjësin e minierës, drejtorin, nuk ka pasur asnjë problem, është në punë me ne.

Ata më larguan me motivacionin se ke shkelur rëndë rregullat e punës, ke humbur besimin e punëdhënësit dhe largohesh në çast. 

Jemi mbi 70 veta sindikalistë dhe nëntokë jemi rreth 100, por ka dhe reparte të tjera. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy