Sekretari amerikan Tillerson uron Ramën për fitoren: Mandati i fortë, ndihmon në përshpejtimin e reformave

Sekretari amerikan Tillerson uron Ramën për fitoren: Mandati i fortë, ndihmon në përshpejtimin e reformave

Kryeministri Edi Rama ka marre sot një telefonatë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson. Sekretari Tillerson e ka uruar Kryeministrin për fitoren kuptimplotë në zgjedhje. Ai ka shprehur bindjen se mandati i forteë që ka marrë për të qeverisur e vetme, e obligon Partine Socialiste të thellojë shpejtësinë e reformave, pastrojë administratën nga të korruptuarit dhe shënojë rezultate domethënëse në luftën kundër krimit.

Duke i shprehur Kryeministrit të gjithë mbështetjen e qeverisë amerikane në mandatin e ri qeverisës, Sekretari i Shtetit i ka përcjellë Edi Ramës përshtypjet shumë pozitive të Zëvendës Presidentit Pence nga takimi i javës së shkuar në Malin e Zi dhe ka rikonfirmuar vullnetin amerikan për një vëmendje të përqendruar në zhvillimet në rajon.

Kryeministri Rama e ka falënderuar bashkëbiseduesin për telefonatën dhe i ka bërë një pasqyrë të plotë të situatës rajonale nga këndvështrimi i vendit tonë, duke u përqendruar kryesisht tek dialogu Kosovë – Serbi dhe nevoja për zhbllokimin e ngërçit të emrit të Maqedonisë.

Ne pjesen e fundit biseda eshte shtrire tek roli i Shqiperise ne NATO, kontributi i saj ne luften kunder ekstremizmit te dhunshem, ku Sekretari Tillerson eshte shprehur me konsideratat me te larta. Ndersa Kryeministri Rama ka kerkuar intensifikimin e bashkepunimit me SHBA ne sektorin e energjise dhe posacerisht te naftes e te gazit, çka është pritur me shume interes nga bashkebiseduesi.

Biseda telefonike mes te dyve ka zgjatur me shume se njezete minuta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy