
Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, ku edhe të enjten do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit.
Por parashikohet që orët e mesditës dhe pasdites kryesisht, do të sjellin kalime vranësirash në për të gjithë territorin.
Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Pjesërisht Europa Qendrore dhe Veriu i kontinentit do të jenë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin vranësira të shpeshta dhe reshje shiu.
Por në Europën Lindore mbeten prezenet reshjet e dëborës. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.



