
Banka Botërore paralajmëron një katastrofë njerëzore dhe krizë urie si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
Rritja e çmimeve të ushqimeve po shtyn miliona njerëz në varfëri dhe mungesë ushqimi, tha presidenti David Malpass.
Në Ukrainë, disa civilë të bllokuar për javë të tëra në qytetin e rrethuar të Mariupolit kanë mundur të largohen.
Negociatorët ukrainas thonë se janë gati të mbajnë bisedime në Mariupol për të shpëtuar jetën e atyre që kanë mbetur të bllokuar atje.
Oligarku rus Oleg Tinkov ka kritikuar masakrën në Ukrainë dhe ka bërë thirrje për t'i dhënë fund "luftës së çmendur".



