Kreu i KLSH në komisionin hetimor për CEZ

Kreu i KLSH në komisionin hetimor për CEZ

Kreu i KLSH-së Bujar Leskaj e vlerësoi si të padrejtë vendimin e prokurorisë për pushimin e hetimeve për ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokates së Shtetit, Alma Hiçka lidhur me dosjen e CEZ.

Në Komisionin Parlamentar Hetimor për cështjen CEZ kreu i KLSH tha se institucioni që ai drejton ka paraqitur në Gjykatën e Lartë ankimimin duke kërkuar vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve.

Bujar Leskaj: “Dëmi i shkaktuar ishte i rëndë kjo na detyroi të depozitojmë në Prokurorinë e Përgjithshme kallzimin penal të datës 12.10. 2015 së bashku me materialet e tjera ndaj Damian Gjiknurit në cilësinë e kryetarit të grupit të punës dhe Alma Hicka, Avokate e Shtetit me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” Dua ti bëj me dije këtij komisioni se më datën 28. 7 2016 Prokuroria e Përgjithshme përcolli në KLSH vendimin e pushimit të procedimit penal të datës 06.06 2016.

Nga shqyrtimi i këtij vendimi kemi arritur në përfundimin që nga ana  e prokurorit të çështjes nuk janë zhvilluar si duhet hetimet në lidhje me fakte çështje dhe pretendime të ngritura në kallëzimin penal të KLSH-së. Mjafton të citojmë një dhe më të rëndësishmin: Në vendimin e pushimit të çështjes u shmang totalisht trajtimi raportit të ekspertit BDO. Duke e konsideruar këtë vendim të padrejtë dhe jo në përputhje me ligjin ne ankimuam në Gjykatën e Lartë, datë 04.08. 2016 duke kërkuar vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve.

Gjiknuri dhe Hiçka u paditën në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me akuzën se me negociatat për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarraveshjeve me kompaninë çeke, CEZ i shkaktuan shtetit shqiptar një dëm prej 479 milionë eurosh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy