
Gjykata e Drejtësisë së BE-së ka konfirmuar se udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë Marine Le Pen duhet t’i rimbursojë 300,000 euro Parlamentit Europian për fusha ku nuk ka provuar efektshmërinë e punës së saj ndihmëse parlamentare.
"Ky apel rrëzohet dhe Le Pen urdhërohet të paguajë shpenzimet”, u tha në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.
Marine Le Pen ka shprehur indinjatën e saj në Twitter, duke thënë se beteja nuk ka mbaruar ende.
"I kam të gjitha provat e duhura për punën time dhe Gjykata e Drejtësisë Europiane refuzon t’i shqyrtojë sërish… Është e qartë që të drejtat e mia po dhunohen. Do ta çoj çështjen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut ”, shkruan ajo.



