Përmeti: Oppenheimer, filmi më i mirë që ka bërë Nolan. Pasqyron zhvillimet kulturore, historike  dhe ekonomike të kohës (VIDEO)

Përmeti: Oppenheimer, filmi më i mirë që ka bërë Nolan. Pasqyron zhvillimet kulturore, historike dhe ekonomike të kohës (VIDEO)

Për regjisorin Genc Përmeti, filmi Oppenheimer i cili rrëmbeu 7 çmime Oscar është më i mirë që ka bërë deri më tani Christopher Nolan.

I ftuar në studion e lajmeve në MCN Tv, Përmeti tha se filmi Oppenheimer ishte një film që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe pasqyron zhvillimet ekonomike, kulturore e historike të kohës.

Të gjitha veprat që u vlerësuan ishin vepra të mirëstrukturuara, të mirëbëra. Pjesa tjetër është çështje e votimit dhe interpretimi të atyre që bëjnë vlerësimet. Të mos harrojmë që janë 8 mijë votues dhe këta 8 mijë votues, përfaqësojnë dhe interesat e shikuesve.

Oppenheimer ishte film që tërhoqi vëmendjen.

Një vepër arti, nuk po flas vetëm për kinematografinë, transmeton shqetësimet dhe zhvillimet kulturore, historike, ekonomike të kohës. Oppenheimer i pasqyronte këto zhvillime. Çdo tre ditë po dëgjojmë lajme që kërcënon me bombë Putin.  Kjo ishte një “red flag” që ne duhet ta kemi parasysh. Është vepër shumë e mirë, për mua më mira që ka bërë Nolan.

Si regji, si filmi më i mirë, protagonistët, nuk mund të thuash që nuk e meritonin çmimin.

Nolan njihet për imazhet spektakolare. Të gjithë kemi qenë të intriguar çdo sjellë.

Kishte dhe disa kandidatë të fortë si Rodrigo Prieto.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy