“Antishpifja” shkon në Kuvend, protestojnë një pjesë e gazetarëve (VIDEO)

“Antishpifja” shkon në Kuvend, protestojnë një pjesë e gazetarëve (VIDEO)

Pasi mori dritën jeshile në Komisionin e Ligjeve, paketa antishpifje kalon sot për miratim në seancën plenare.

Paketa e re është kundërshtuar nga një përfaqësi e gazetarëve, të cilët e konsiderojnë të panevojshëm një kuadër të tillë ligjor dhe shprehen për vetërregullimin e medias.

Në tryezat e ditëve të fundit, në të cilat kanë marrë pjesë përfaqësues të medias dhe të opozitës, paketa antishpifje është cilësuar si një përpjekje e qeverisë për të censuruar fjalën e lirë.

Një grup gazetarësh, aktivistësh dhe përfaqësues të opozitës, do të zhvillojnë sot një protestë kundër paketës anti-shpifje, pak para nisjes së seancës ku pritet të miratohet ligji i ri.

Një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ftoi deputetët të mbështesin miratimin e kësaj pakete. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy