
Gazetari Enton Abilekaj I ftuar në “Të Paekspozuarit” në MCN theksoi se, ndonëse Nesti Angoni nuk dihet se kush është, bazuar në postimet e Veliajt lihet të kuptohet se ata njihen mirë.
Kjo sipas Abilekajt tregon tensione të brendshme brenda Partisë Socialiste, që nuk reflektohen në deklaratat publike.
“Edhe pse ne Angonin nuk e njohim, ai e njeh dhe e ka njohur mirë. Gjithashtu, përmbajtja e postimeve të Veliajt në Tiktok është krejtësisht e kundërt me atë servilitetin ndaj Ramës që shohim në Facebook.
Aty përmbajtja është kritike ndaj atyre që kanë sulmuar. Kjo tregon se po zhvillohet një luftë e thellë brenda. Por ne nuk e dimë saktësisht marrëdhëniet mes socialistëve, sepse nuk kemi informacion të plotë.
Nuk mund të mbështetemi vetëm te supozimet dhe spekulimet. Kjo luftë po intensifikohet veçanërisht tani, me vendimin që është shumë i rëndësishëm për Veliajn. Mos mendoni se do të jetë e lehtë vendimi që pritet të merret në korrik, nëse Veliaj do të qëndrojë apo jo në burg për një kohë të gjatë.
Nëse ai del, a do të marrë përsëri drejtimin e Bashkisë së Tiranës? A do të kemi një vendim për këtë çështje deri në korrik? A do ta shkarkojë Veliaj personin që ka emëruar Edi Rama si kryetar bashkie? Pra, kjo është një betejë politike e vërtetë, që fshihet pas deklaratave zyrtare.”



