Ilir Meta do të drejtojë fushatën e LSI-së për zgjedhjet e 18 qershorit. Të premten ai u zgjodh me 87 vota pro dhe dy kundër president i Shqipërisë por tha se do të drejtojë LSI-në deri në datën 23 korrik, një ditë para betimit të tij si president. Ndërkohë Kreu i kuvendit tha se zgjedhja e presidentit në raundin e 4 ishte e pashmangshme.



