
Nikollë Camaj, kryetar i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN TV se për momentin nuk ka ndonjë krizë që mund të rrëzojë qeverinë e Malit të Zi.
Duke vijuar më tej, Camaj theksoi se katër deputetë nuk e prishin matematikën dhe shtoi se edhe nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, nuk ka gjasë që të ndodhin para vitit të ardhshëm.
Kemi të njohur se Millatoviç ka pasur pakënaqësi me mënyrën si është formuar qeveria.
Mendojmë se ndikimi i drejtpërdrejtë i presidentit për formimin e qeverisë ka qenë në faktin se ka kërkuar që brenda shumicës parlamentare të përfshihen subjekte me prapavijë nacionale serbe për arsye se këto parti e kishin mbështetur në zgjedhjet presidenciale. Shumë shpejt do të dihet e vërteta.
Partia Lëvizja për Evropën është subjekt i ri dhe ka marrë fuqi të madhe dhe kjo krijuar pakënaqësi dhe xhelozi të ndryshme dhe vuan ato dhimbjet e fillimit që ka çdo subjekt politik kur forcohet dhe fiton pozicione kur del në zgjedhje.
Këtu në parlament, shumica parlamentare nuk vihet në pyetje se shumica e deputetëve janë në mbështetje të kryeministrit. 4 deputetë nuk e prishin matematikën për të pasur shumicën. A do te ketë lëvizje, ndryshime duhet parë se pritet dhe plotësimi i qeverisë gjatë vitit.
Nëse plasaritja në këtë parti nuk depërton më thellë brenda grupit parlamentar nuk shoh rrezik. Duke qenë se ka plasaritje në Tivar, Gostivar, Podgoricë gjithçka është e mundur. Kryeministri e ka shumicën dhe ata janë në anën e tyre.
Zgjedhjet e parakohshme kërkohen nga ata që kanë humbur zgjedhjet që ditën e nesërme që bëhet shumica.
Për momentin nuk ka krizë, varet si do të vijojë plasaritja. Edhe nëse ka zgjedhje të jashtëzakonshme apo parapërgatitje për zgjedhje nuk pres të jenë para vitit të ardhshëm.



