Krishtlindjet kanë shërbyer si ditë pajtimi mes dy familjeve në gjak me njëra-tjetrën në Malësi të Madhe.
Në famullinë e Shën Kollit Shkrel dhe në Kishën e Zojës në Stërkuj Dedaj u bë pajtimi mes disa familjeve Kekaj nga Bajza dhe Sterkaj - Dedaj.
Familja Kekaj nga Bajza i kërkoi falje familjes së Ndue Luk Sterkaj.
Me bujarinë e besimtarit dhe të malësorit Ndue Luka me familje i fal në emër të Natës së Madhe të Krishtlindjes duke sjellë paqen e Krishtin në familjet e tyre, shkruan Shkodranews.



