Vaksinat anti koronavirus të prodhuara nga linjat qelizore të cilat vijnë nga fetuset e abortuara janë ‘moralisht të pranueshme’ njoftoi Kisha Katolike të hënën.
Në mungesë të një alternative më të mirë, Vatikani tha se këto vaksina ‘mund të përdoren me ndërgjegjje të mirë’. Kjo pasi nuk kanë ndikim në kryerjen e aborteve.
"Të gjitha vaksinat e njohura si klinikisht të sigurta dhe efektive mund të përdoren me ndërgjegje të mirë me dijeninë e sigurt se përdorimi i vaksinave të tilla nuk përbën bashkëpunim zyrtar me abortin nga i cili rrjedhin qelizat e përdorura në prodhimin e vaksinave,"-thuhej në reagimin e Vatikanit.



