Vuçiç: SHBA do vendosin sanksione ndaj naftës serbe, do flas me Putin

Vuçiç: SHBA do vendosin sanksione ndaj naftës serbe, do flas me Putin

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, deklaron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione të drejtpërdrejta ndaj industrisë së naftës të Serbisë “NIS”.

Ai shprehet se dhe lidhur me këtë çështje do të bisedojë personalisht me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin gjatë këtyre ditëve.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Vuçiç deklaroi se vendimi i sanksioneve do të dalë pas 15 janarit.

Drupal Ad

Do të vendosin sanksione, jo vetëm financiare, por sanksione të plota.

Këto nuk do të jenë sanksione kundër kompanive që janë në pronësi ruse, apo që financohen nga bankat ruse, por do të jenë sanksione të drejtpërdrejta ndaj kompanisë tonë të naftës “NIS”.

Është e qartë që nuk është e drejtë, por këtë do t’ua lëmë analistëve. Pyetja e vetme është pse tani dhe në këtë moment?

“NIS” është një nga kompanitë më të rëndësishme të energjisë në Evropën Juglindore. Objektet kryesore të prodhimit të saj janë të vendosura në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Rumani dhe Hungari.

Shumica e aksionerëve janë Gazprom 56.15% e aksioneve dhe shteti serb 29.87%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy