Grabitësit e argjendarisë tek “Pazari i Ri” përvec argjendit, floririt e orëve, kanë marrë edhe kamerat e sigurisë, me qëllim zhdukjen e cdo prove.
Përvec kamerave, ata kanë marrë edhe hard diskun ku ruhen filmimet.
Pronari i argjendarisë, Pavlo Sharpa pretendon se i është shkaktuar një dëm ekonomik me vlerë 700 mijë euro. Por, kjo po verifikohet pasi nuk ka ende konfirmimi.
Sipas pretendimeve të pronarit në argjendari janë vjedhur 10 kg flori, 30 kg argjend dhe 600 ora dore.
Policia dyshon se synimi i grabitësve ka qenë të merrnin xhiron ditore, por ata kanë gjetur çelësin e kasafortës në sirtar.
Nga llogaritjet e para rezulton se grabitësit kanë marrë me vete 10 kilogramë flori, 30 kilogramë argjend dhe bizhuteri të tjera.
Kjo argjendari është grabitur dhe në vitin 2012, ku tre persona me maska dhe armë grabitën rreth 3.7 kg bizhuteri.



