Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e djeshme në fshatin Kallmet të Lezhës, ku pati një shkëmbi zjarri dhe mbeti i plagosur kreu i Njësisë Administrative Besnik Simoni dhe autori i dyshuar Altin Marku.
Burime bëjnë me dije se Simonit i është komunikuar arrestimi në spitalin e Traumës në Tiranë ku po kurohet për shkak të plagëve të marra.
Ndërkohë që dje u arrestua për plagosjen e tij edhe Altin Marku, i cili gjithashtu kishte një plumb në krah.
Në ngjarje janë përdorur dy armë, por deri tani është gjetur dhe sekuestruar vetëm njëra.
Policia ka sekuestruar 19 gëzhoja plumbash. Sherri mes tyre ka nisur një vit më parë, ku janë përplasur fizikisht në fushatë elektorale.
Altin Marku kishte tentuar të prishte një takim elektoral të Partisë Socialiste një vit më parë, ku edhe ka nisur përplasja.



