Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK/ Teliti: Mbledhja s'është leje për të marrë ajër Veliaj që po mban peng Tiranën nga qelia

Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK/ Teliti: Mbledhja s'është leje për të marrë ajër Veliaj që po mban peng Tiranën nga qelia

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka deklaruar se kërkesa e drejtuar SPAK-ut për të sjellë Erion Veliajn nga paraburgimi në mbledhjen e javës së ardhshme nuk është një vendim i përbashkët i Këshillit, por dëshirë ekskluzive e mazhorancës socialiste. 

 

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, Teliti sqaroi se kryesia e Këshillit nuk është mbledhur dhe as nuk ka diskutuar për një kërkesë të tillë, duke akuzuar të majtët se po përpiqen ta shesin politikisht sikur është një vullnet i të gjithë këshilltarëve.

 

 

Jemi njoftuar nga mediat që Këshilli Bashkiak paska bërë një kërkesë drejtuar SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për të siguruar pjesëmarrjen e Erion Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

 

Në dijeninë tonë, një nga anëtarët e mazhorancës i ka bërë njoftim këshillit, por që Këshilli vetë të mblidhet, të diskutojë, kryesia sidomos, kjo është diçka që nuk ekziston, duan ta shesin në media sikur është kërkesë e Këshillit Bashkiak, si e të gjithë këshilltarëve, e jo thjesht e një grupi të këshilltarëve të mazhorancës. 

 

Kjo është zgjedhja e këshilltarëve të majtë, të cilët në vend që të kërkojnë që të shkojnë dhe të konsultohen me qytetarët për Reformën Territoriale, duan të na sjellin të pandehurin dhe të burgosurin Erion Veliaj në mbledhje këshilli, po për çfarë na duhet ai?

 

Ata e kanë kërkuar dhe dy herë të tjera, por të mbash një vit e gjysmë peng Tiranën, në një papërgjegjshmëri totale dhe që ne ende nuk e dimë de-facto se kush e drejton Bashkinë e Tiranës, me një kryetar bashkie i cili është zyrtarisht në detyrë por është në paraburgim në Durrës, ndërkohë që Tirana, ky kryeqytet nuk qeveriset fare. 

 

Nga  njw anw nuk ka qeverisje dhe nga ana tjetër shtohet edhe kjo paaftësi dhe mungesë totale e ndërgjegjes humane që e mban peng prej 20 muajsh Tiranën, se i duhet Erion Veliaj, që kur të shkojë në Gjykatën e Strasburgut, të ketë edhe në kurriz edhe karrigen e kryetarit të bashkisë, për t'i dhënë disa pikë më tepër, për hiçgjë.

 

 

Nënkryetari i Këshillit ironizoi tentativat e mazhorancës për të sjellë Veliajn nga paraburgimi i Durrësit, duke thënë se mbledhjet e institucionit nuk mund të përdoren si mundësi që i pandehuri të dalë për të marrë ajër.

 

Teliti u shpreh se në vend që këshilltarët e majtë t'i bëjnë shërbime dhe t'i sigurojnë leje daljeje Veliajt, duhet të bashkoheshin me kërkesën e opozitës për të detyruar kryebashkiakun të japë dorëheqjen e menjëhershme.

 

Kjo mungesë totale e Veliajt dhe e papërgjegjshmërisë së ekipit të tij, po e zhyt Tiranën në kaos total e cila në fund fare përkthehet në rënie dhe përkeqësim të mirëqenies tonë.

 

Në vend që këshilltarët të kërkojnë dorëheqjen e tij, kërkojnë të na sjellin në mbledhje të marrë dy orë liri nga Durrësi, pse mbledhja e Këshillit Bashkiak është të marrë ajër Veliaj.

 

Në vend se të detyrojmë atë drejt dorëheqjes, se po e mban peng karrigen e kryetarit, për interesa të veta. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy