
Shega, është një frut i pasur me antioksidantë, polifenole, vitaminë C dhe acidet e alfa hidroksideve, elemente që janë të mira për trupin.
Ajo nuk bën mirë vetëm nëse hahet, por përbërja e saj e bën atë të shkëlqyer për kujdesin e lëkurës, duke e bërë atë gjithashtu një ilaç bukurie të aftë për të rivendosur tonin në lëkurë, duke hidratuar atë dhe duke hequr njollat në fytyrë dhe zhdukur rrudhat.
Në treg ekzistojnë kozmetikë të ndryshëm bazuar në këtë frut, por është gjithashtu e mundur që të bëhen kremrat natyrale që mund të garantojnë të njëjtat përfitime edhe në kushte shtëpie.
Shtrydhni farat e shegës, pastaj përziejeni lëngun me një lugë gjelle mjaltë. Përzierja është e gatshme të aplikohet dhe masazhohet në fytyrë me lëvizje rrethore. Duhet të lihet në fytyrë për rreth gjysmë ore dhe pastaj mund të shpëlahet me ujë të ftohtë.



