Skandal, qarkullon listë emërore e testimeve (FOTO)

Skandal, qarkullon listë emërore e testimeve (FOTO)

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas sinjalizimeve për një listë të personave të testuar për koronavirus.

Në një reagim për TvT, Ministria e Shëndetësisë distancohet nga ky veprim flagrant dhe sqaron se do të nisë një hetim administrativ në lidhje me këtë rast.

“MShMS ju informon se në raportimin e saj të brendshëm nga IShP, çdo informacion vjen i kodifikuar, në zbatim të ligjit për ruajtjen e të dhënave personale të individëve. MShMS distancohet nga ky veprim flagrant dhe menjëherë pas sinjalizimit tuaj ka vendosur të fillojë një hetim administrativ për këtë rast. Lutemi për bashkëpunimin tuaj!”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lista në fjalë qarkullon në rrjetet sociale. Nuk dihet si ka rrjedhur një informacion i tillë sensitiv, por rasti përbën shkelje të privatësisë së personave që i janë nënshtruar testimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy