Sejamini: Protesta e 8 janarit në PD, mësim për politikën shqiptare që pushteti nuk merret me dhunë

Sejamini: Protesta e 8 janarit në PD, mësim për politikën shqiptare që pushteti nuk merret me dhunë

Protesta e 8 janarit në PD bëri që më pas tonet në këtë parti të mos ulen më përgjatë tërë vitit 2022.

Analisti Neritan Sejamini, në analizën e tij në emisionin “Të paekspozuarit”, në MCN tv, vlerësoi faktin se kjo protestë ishte treguesi i qartë dhe mësim për politikën shqiptare që pushteti nuk merret me dhunë.

Sipas tij, kur Sali Berisha, nuk arriti t’ia marrë më dhunë selinë Lulzim Bashës, nuk ia merr dot pushtetin Edi Ramës.

Për mua nëse ka një vlerë 8 janari, tregoj që pushteti nuk merret me dhunë. Sot PD flet prap për revolucione.

Berisha nuk ia mori dot Bashës selinë më dhunë, mendo ti marrësh pushtetin Edi Ramës me dhunë.

Nëse ka një gjë që duhet ti ketë mësuar PD-së, është që duhet të heq dorë nga çdo tentativë për te rrezuar ose për të marrë pushtetin me dhunë.

Tentoi ta marrë më dhunë, doli tërësisht i shkatërruar në opinion publik pas kësaj dhune, doli i humbur Berisha dhe të vetët, doli i fituar Basha me të vetët dhe pastaj prap iu desh të vinte në zgjedhje dhe përmes tyre mori pushtetin e PD-së, dhe pastaj ja hapën dyert se selisë.

Dhe ky është një mësim i madh për politikën shqiptare, që të heqin dorë nga çdo lloj përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy