Versioni rus i Starbucks, rihapet me një emër dhe logo të re

Versioni rus i Starbucks, rihapet me një emër dhe logo të re

Rrjeti i kafeneve që dikur ishin në pronësi të Starbucks në Rusi, janë riemërtuar dhe janë shfaqur me një logo të re, pas largimit të korporatës perëndimore nga vendi.

Në një prezantim në Moskë ku kishte shumë njerëz, reperi Timati prezantoi së bashku me bashkëpronarin Anton Pinskiy markën e re, logoja e së cilës përmban imazhin e një gruaje me një yll mbi kokë. 

I privuar nga përdorimi i logos së Starbucks, Timati tha se ata kishin kërkuar të gjenin njëfarë vazhdimësie, përkatësisht stemën me formë rrethore dhe ikonën e gruas, të cilat ai tha se kontrastonin bukur me ngjyrën kafe, në logon e re.

Quhet Stars Coffe, dhe importon kafe nga Amerika Latine dhe Afrika. Starbucks e bëri kafen më popullore në Rusi, një shoqëri që tradicionalisht ka konsumuar më shumë çajin. Kompania me famë botërore dhe me bazë në Seattle do të largohej pas 15 vitesh nga Rusia në fund të majit.

Starbucks kishte 130 dyqane në Rusi, të operuara nga i licencuari i saj Alshaya Group, me afro 2000 punonjës në vend. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy