Pesë gra arrestohen në Francë, dyshohen se kishin planifikuar një sulm terrorist  

Pesë gra arrestohen në Francë, dyshohen se kishin planifikuar një sulm terrorist  

Forcat franceze të sigurisë kanë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pesë gra në Beziers, në jug të vendit. Sipas “Le Figaro”, njëra prej grave dyshohej për planifikimin e një sulmi të mundshëm terrorist në një vend fetar në Montpellier në Ditën e Pashkëve (në foto katedralja e Montpellier).

Në qendër të hetimit është një grua e re, e identifikuar vetëm 48 orë më parë nga shërbimet e sigurisë.

Gruaja e re "mburrej se po konsultohej me videot e Daesh", saktësuan burimet, duke iu referuar Shtetit Islamik. Nëna dhe tre motrat e saj, njëra prej tyre e mitur, u arrestuan bashkë me të. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, në një lagje të varfër të Beziers, u gjetën kimikate dhe një shpatë.

Hetimi vijon në pistën e lidhjeve kriminale terroriste.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy