
George W. Bush ka një rival të denjë kur është fjala për gafat. Mediat ndërkombëtare “ziejnë” nga lapsusi i fundit i Donald Trump. Gjatë një takimi të mërkurën, presidenti amerikan foli me entuziazëm për një prej premtimeve të fushatës së tij: ndërtimin e murit ndarës me Meksikën. Por mes zonave ku do të kalojë ky mur, Trump përmendi edhe Koloradon. Në fakt, kjo e fundit nuk kufizohet në asnjë anë me Meksikën.
“Do të ndërtojmë një mur në Kolorado. Po ndërtojmë një mur shumë të bukur që do të funksionojë. Nuk mund të kalosh as sipër dhe as poshtë tij”, ka thënë Trump.
Përgjigjja e parë ka ardhur nga guvernatori i Kolorados, Jared Polis, me anë të një postimi në Facebook. “Kjo është e tmerrshme. Kolorado nuk ka kufi me Meksikën. Shyqyr që Kolorado ofron kopshte falas, ku mund të mësohen bazat e gjeografisë”, ka shkruar ai.
Një javë më parë, gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun italia, Sergio Mattarella, Trump iu drejtua atij me emrin “president Mozzarella”, ndërsa vetëm pak sekonda më vonë tha se Shtetet e Bashkuara dhe Italia kanë qenë aleatë që nga epoka e Romës antike.



