Turizmi, rusët “zbulojnë” Shqipërinë

Turizmi, rusët “zbulojnë” Shqipërinë

Nga 1 janari deri më sot në Shqipëri kanë ardhur 437 mijë turistë pushues, pa llogaritur vizitorët.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, drejtori i Agjensisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku, deklaroi dje se shifra 1.5 miliardë euro nga të ardhurat e turizmit gjatë vitit 2016 pritet të rritet për vitin 2017 nga rritja e numrit të turistëve pushues por edhe vizitorëve.

Një element i ri i turizmit këtë vit është edhe zgjerimi hartës së pushuesëve që nis nga kontinenti aziatik deri në atë austrialian.

Por dyndja e rusëve në Shqipëri ka edhe një element jo pak të rëndësishëm. Në Sarandë janë afro 10 rusë që kanë blerë shtëpi.

A është ky një detaj për t'u analizuar jo si një element pushimi por si një dyndje të krijimit të “bazave” ruse në Shqipëri?

Këtë nuk mund ta themi me siguri, por as nuk mund ta shpërfilim si një fakt kur synimi i ekspasionit rus në Ballkan nuk është më një teori në letër. / ORA /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy