
Ish-kryeministri Berisha përsëriti në studion e “Të Paekspozuarit” akuzat se Lulzim Basha mbahet peng nga Edi Rama. Sipas Berishës, në thelb të këtij pengu qëndron dosja për lobingun në SHBA dhe tregues është pamundësia e Bashës për të udhëtuar drejt SHBA-ve për shumë kohë.
Një raport i rrjedhur te një koleg serioz i yti thotë që Nik Muzin ka deponuar për të. Historia e Muzin është kjo: Ai është ish-këshilltari i tij që organizoi një foto me 500 mijë dollarë me presidentin amerikan. Muzin u kap nga ligjet amerikane, por ky më vonë ra nën hetimin e komisionit Muller për disa gjëra të tjera. Aty inkriminohet Lulzim Basha. Kam pasur telefonata nga SHBA se Basha është i inkriminueshëm në SHBA. Unë i besoja këtij. Më tha që nuk kam dërguar para, por i kanë mbledhur shqiptaro-amerikanët. E besova. Më solli Donald Lu dosjen. Janë para ruse më thoshte. Foli ky. Por prokuroria e Tiranës e akuzoi Bashën për pastrim parash. Raporti thotë që dosja erdhi në Shqipëri, por nuk u dorëzua. U thirr Basha dhe iu tha që me të dyja ligjet ti ke vepër penale. Ditë tjetër ka prerë biletën për në SHBA. Dolën ta prisnin, por nuk mbërriti. Ata që prisnin, morën vesh se ky po të shkonte do të arrestohej. Ky nuk u nis kurrë. Prokuroria e Tiranës, Engjëll Agaçi u mor në mënyrën më intensive që të mbyllë problemin. Sigurisht dokumentet nuk shkuan. Ajo që është 100% e sigurt, nuk e çuan dosjen në gjykatë të lartë. Prokurori Nezir Gjoka e mbajti dosjen deri ditën e fundit. Ditën që duhej të dorëzonte dosjen, ai dha dorëheqjen dhe dosja mbeti pa u hetuar. A është peng apo jo? Të gjithë këto flasin.



