
Atentati i parandaluar në Elbasan ka nisur në qytetin e Shkodrës me vjedhjen e automjetit nga ku do të kryhej krimi dhe do të përfundonte në Greqi. FactCheck ka siguruar pamjet se si vidhet duke u hapur me kode BMW x6, ndërsa i dyshuari për organizimin e këtij sipas hetuesve kishte porositur edhe një pasaportë greke me emrin Kostantinos Lolos për t'u larguar jashtë vendit.
FactCheck sjell pamjet e vjedhjes në Shkodër të automjetit BMW x 6 i cili mesditën e të dielës më 19 shkurt 2023 u gjet në Elbasan e parkuar brenda këtij kapanoni e mbushur me armë kallashnikov dhe bidona benzine.
Hetuesit dyshojnë se ajo do të përdorej për një atentat ndërsa për llogari të hetimeve paraprake u arrestuan Arben Spahiu dhe Arsen Peçi.
Për të dy gjykata caktoi masën e sigurisë arrest në qeli me burg për Spahiun dhe 60 ditë ndaj Peçit për t’i dhënë kohë prokurorisë të kryej hetime e mbledh prova.
Jo zyrtarisht flitet se atentati i planifikuar ishte për të eliminuar Elton Kilën njohur si Oti Elbasanit, biznesmen dhe tregtarë automjetesh luksoze.
Sipas pistave të hetimit, krimi ishte një plan hakmarrje për llogari të Erjon Alibeaj i cili ndodhet në burg i dyshuar për vrasje dhe arrestuar me kërkesë të SPAK.
Edhe pse Spahiu e Peçi kanë mohuar lidhjen e tyre me automjetin dhe provat e mbledhura deri më tani, gjetja e një pasaporte greke ka krijuar tek hetuesit bindjen se plani është ndërtuar nga Arben Spahiu, kunati Erjon Alibeaj.
Është kjo pasaportë e siguruar ekskluzivisht nga FactCheck me foton e Spahiut, por me emër grek Konstantinos Lolos e cila do të përdorej pas ngjarjes për t’u larguar jashtë vendit, dyshon grupi hetimorë që po ndjek ngjarjen.
Të arrestuarit e kanë hedhur poshtë këtë pretendim duke thënë se e gjitha mund të jenë një inskenim për t’i arrestuar ata padrejtësisht dhe s’kanë lidhje as me makinën e po ashtu me armët e gjetura.



