Derbi i Redon Xhixhës, Tirana mposht Partizanin me 10 lojtarë

Derbi i Redon Xhixhës, Tirana mposht Partizanin me 10 lojtarë

Tirana ka fituar derbin ndaj Partizanit, falë dy golave të shënuar nga Redon Xhixha.

Ndonëse nga minuta e 37-të, luajtën me 10 lojtarë, pasi Lulaj u ndëshkua me të kuq, skuadra e Shehit ia doli të triumfojë 0-2, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare.

Xhixha, ishte padyshim protagonisti kryesor i kësaj sfide. Sulmuesi bardheblu, fillimisht humbi një penallti në minutën e 25-të, e cila u prit nga Rexhepi.

Megjithatë në minutën e 45-të, Xhixha ia doli të zhbllokojë sfidën, duke përfituar nga një pasiguri e Rexhepit në dalje.

Në minutën e 69-të, ishte sërish Xhixha, i cili pas një kundërsulmi vrastar, i lë pas të gjithë dhe shënon të dytin.

Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe Tirana ngjitet në vendin e dytë me 11 pikë, 1 më pak se Partizani kryesues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy