
Dy drejtoreshat e kufirit, ajo shqiptare dhe e palës greke, u takuan në Kakavijë, për të publikuar nismën më të fundit, atë të krijimit të një pike të përbashkët të kalimit kufitar. Patrullimet e përbashkëta dhe lufta ndaj drogës ishin disa nga temat e tjera që u diskutuan në takim.



