Zgjedhjet për gjyqtarë në Meksikë, në listë ish-avokatja e El Chapos dhe një ish-trafikant droge

Zgjedhjet për gjyqtarë në Meksikë, në listë ish-avokatja e El Chapos dhe një ish-trafikant droge

Banorët e Durangos në Meksikë votojnë në zgjedhjet e para gjyqësore të Meksikës fundjavën e ardhshme. Mes kandidatëve për gjyqtarë federalë është Leopoldo Chavez, i cili ka bërë gjashtë vjet burg në SHBA. Chavez është dënuar për trafik droge, 4 kilogramë metamfetaminë, në vitin 2015. Durango është pjesë e Trekëndëshit të Artë të Meksikës, një rajon i kontrolluar nga karteli që kultivon marihuanë dhe lulëkuqe opiumi.

"Unë kurrë nuk e kam shitur veten si kandidati perfekt", tha Chavez në një video që ai ndau në Facebook. Ai tha se nuk kishte asgjë për të fshehur dhe se e ka kryer dënimin e tij.

Në shtetin e afërt të Jaliskos në bregdetin e Paqësorit, për gjyqtar penal kandidon edhe Francisco Hernandez. Herën e fundit që ai ka ushtruar detyrën e gjyqtarit ishte para se të shkarkohej nga Këshilli Gjyqësor Federal pas një hetimi mbi akuzat për abuzim seksual dhe korrupsion.

"Janë shpifje. Le të më gjykojë populli”, thotë ai.

Në Nuevo Leon, Fernando Escamilla shpreson të bëhet gjykatës federal penal dhe thotë se puna ligjore që ai bëri duke këshilluar avokatët e anëtarëve të kartelit ultra të dhunshëm Los Zetas nuk duhet t’i përdoret kundër. Njohja e tij për ligjet e ekstradimit, për të cilin ka këshilluar dikur krerwt, e ka bërë atë një aset.

"A të jep një reputacion të keq publik të qenit këshilltar për ligjin ndërkombëtar ose të ekstradimit? Nuk mendoj kështu, pasi kjo është e vetmja gjë që tregon se ke aftësinë dhe njohurinë për të trajtuar këto lloj situatash," tha Escamilla.

Silvia Delgado, ish-avokatja mbrojtëse e shefit të kartelit Sinaloa, Joaquin 'El Chapo' Guzman në 2016, wshtw gjithashtu kandidate pwr gjyqtare penale.

Përpara zgjedhjeve të 1 qershorit, organizatat civile, shoqatat e gjyqtarëve dhe disa ligjvënës meksikanë po ngrenë shqetësime serioze për një votim që kritikët paralajmërojnë se mund të rrezikojë sundimin e ligjit në vend.

Reforma zvogëlon numrin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në nëntë nga 11, shkurton kohëzgjatjen e mandatit të tyre në 12 vjet, heq një kusht minimal të moshës prej 35 vjeç dhe përgjysmon praktikën e nevojshme ligjore në pesë vjet. Ai gjithashtu heq disa përfitime për punonjësit e drejtësisë dhe krijon një gjykatë disiplinore prej pesë personash, e cila sipas kritikëve është e pamjaftueshme për të mbikëqyrur një gjyqësor prej 50 000 anëtarësh.

Riparimi i diskutueshëm gjyqësor u propozua nga ish-presidenti i majtë Andres Manuel Lopez Obrador dhe u mbështet nga presidentja Claudia Sheinbaum. Të dy thanë se kjo do të çrrënjoste korrupsionin në gjyqësorin me të meta të Meksikës dhe do t'i lejonte njerëzit të vendosin se kush duhet të jetë gjyqtar.

Rreth 5,000 kandidatë po konkurrojnë për më shumë se 840 poste federale, duke përfshirë të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy