
Të paktën 33 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një rrufeje gjatë stuhive të dhunshme që goditën shtetin verilindor indian të Biharit gjatë dy ditëve të fundit.
Shefi i departamentit lokal të urgjencës, Vijay Kumar Mandal, njoftoi bilancin e trishtë, duke shtuar se shumica e viktimave u goditën ndërsa punonin në fusha.
Sipas autoriteteve të Biharit, rrufetë vranë të paktën 243 persona në vitin 2024 dhe 275 vitin e kaluar në të njëjtin shtet.
Çdo vit, India lindore përjeton përmbytje masive që shkaktojnë dhjetëra vdekje dhe zhvendosin qindra mijëra njerëz gjatë sezonit të musoneve të verës, midis qershorit dhe shtatorit.
Sipas shkencëtarëve, ngrohja globale po rrit ashpërsinë dhe frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit.



