Shtëpitë miliona dollarëshe që blenë VIP-at gjatë pandemisë (FOTO)

Shtëpitë miliona dollarëshe që blenë VIP-at gjatë pandemisë (FOTO)

Edhe se 2020 do të mbahet mend si viti i krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, jo të gjithë e kanë shtrënguar dorën.

Shumë persona të njohur nuk kanë hezituar që në këtë periudhë të bëjnë investime të mëdha, ose të bëjnë biznes duke shitur pronat e tyre.  

Shitjet dhe blerjet e regjistruara në vitin 2020 nuk bien kurrë nën 10 milion dollarë. Më poshtë janë të listuara disa nga shtëpitë më të shtrenjta VIP.

Sofia Vergara dhe Joe Manganiello

Sipas Los Angelos Times, çifti bleu rezidencën e tyre të dytë qershorin e kaluar. Prona ndodhet në lagjen Beverly Park dhe kushton 26 milionë dollarë. Ka tetë dhoma gjumi dhe 10 banjo.

Kylie Jenner

Mbretëresha e Kardashian, më e pasura nën 30 vjeç në botë sipas renditjes së "Forbes", ka blerë një rezidencë me vlerë 36.5 milion dollarë. Revista People, një burim i besuar kur bëhet fjalë për çështjet e të famshmëve, konfirmoi se Kylie pagoi 36.5 milion dollarë për kompleksin masiv në Holmby Hills.

Rezidenca ka shtatë dhoma gjumi, 14 banjo dhe 20 hapësira parkimi të përsosura për makinat e shumta luksoze të motrës së vogël të Kardashianëve. Prona është krejt e re dhe përfundoi në gusht 2019, me një çmim fillestar prej 55 milion dollarësh. Një burim i tha People se Kylie tashmë po jeton në pronën e ëndrrave.

Shtëpia e Harry-t dhe Meghan

Në vitin 2020 Dukët e Sussex-it gjetën shtëpinë e tyre . Ndodhet në qetësinë e Santa Barbara dhe kushton rreth 14 milionë dollarë.  

Shtëpia Bieber-Baldwin

Çifti ka finalizuar blerjen e një vile prej 25.8 milionë dollarësh, e cila përveç se është e pamasë, garanton shumë privatësi. “Çmimi fillestar i shtëpisë ishte 27 250 000 dollarë, por Bieber do të kishte paguar 25,8 milion dollarë”, tha burimi, i cili e përshkroi pronën si “shumë private, me një pishinë dhe një fushë golfi”.

Chrissy Teigen dhe John Legend

Çifti vendosi se donte të lëvizte pas njoftimit të fëmijës së tyre të tretë. Rezidenca Beverly Hills ndodhet në veri të Bulevardit Sunset dhe  i përkiste Rihannës. Chrissy dhe John e blenë atë në 2016, dhe tani është në shitje për 24 milion dollarë.

Apartamenti i Meryl Streep

Aktorja duhej ta ulte shumë çmimin, por në fund arriti ta shiste apartamentin e saj luksoz në Manhattan për 15, 6 milionë dollarë. Kërkesa fillestare marramendëse ishte 24, 6 milionë dollarë.

Vila e Sean Conner

Aktori, ish James Bond e kishte blerë këtë rezidencë të stilit Belle Epoque në jug të Francës, jo shumë larg Nicës në 1970, pas martesës së tij me Micheline Roquebrune. Prona është në shitje për 33.9 milionë dollarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy