
Do të zhvillohet sot në Shkup protesta e radhës në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë. Tubimi i sotëm, që është nismë e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare, vjen pas protestave në Prishtinë, Tiranë, Hagë e Strasbourg. Protesta nis në orën 13:00.
Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, ka thënë për mediat e Kosovës se kanë marrë edhe lejen nga shteti maqedonas për organizimin e protestës, derisa ka kërkuar që në ditën e protestës të mos jenë të pranishëm kufitarë serbë.
Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, nuk i ka dhënë mbështetje protestës, por edhe ka thënë se të njëjtën gjë pret ta bëjë edhe partneri shqiptar në qeveri, koalicioni VLEN. Kreu i qeverisë e konsideroi tubimin një “lëvizje të gabuar të Ali Ahmetit”.



