Rritja e buxhetit për mbrojtjen deri në 5%/ Abazi: Buxheti i Shqipërisë është i pamjaftueshëm, duhen minimalisht 1 miliard dollarë (VIDEO)

Rritja e buxhetit për mbrojtjen deri në 5%/ Abazi: Buxheti i Shqipërisë është i pamjaftueshëm, duhen minimalisht 1 miliard dollarë (VIDEO)

Në një kohë kur paqja dhe stabiliteti global po sfidohen nga konflikte të armatosura, në Hagë po zhvillohet Samiti i NATO-s, ku fokusi është përforcimi i bashkëpunimit mes aleatëve përballë krizave në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, si dhe diskutimi mbi rritjen e buxhetit të mbrojtjes deri në 5% të PBB-së.

Studiuesi dhe ish-gjenerali Sulejman Abazi, në një analizë për edicionin e lajmeve në MCN TV, e cilësoi këtë iniciativë si një hap pozitiv për vendet anëtare të NATO-s dhe veçanërisht për politikën amerikane.

Është sukses dhe për politikën armikane edhe pranimi që bëjnë vendet anëtarë te NATO-s për këtë 5% pavarësisht disa kundërshtimeve, si nga Spanja, mënyra e votimit në Samit pritet të lejojë miratimin e kësaj mase edhe në mungesë votash të qarta ‘pro’, nëse nuk ka refuzim të drejtpërdrejtë. 

Këtu përmendin gjithashtu rolin e rëndësishëm të Gjermanisë, dhe vlerësoi deklaratën e kancelarit gjerman si një sinjal rikthimi të vendit në qendër të marrëdhënieve euroatlantike dhe angazhimit të tij në NATO.

Sipas Abazit, Shqipëria duhet të marrë më seriozisht financimin e mbrojtjes kombëtare, çka sipas tij është i pamjaftueshëm për të përmbushur detyrimet e vendit si anëtar i NATO-s, për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të modernizuar Forcat e Armatosura.

Mesa di unë, buxheti i mbrojtjes është rreth 420 milionë dollarë, çka sipas tij është i pamjaftueshëm për të përmbushur detyrimet e vendit si anëtar i NATO-s, për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të modernizuar Forcat e Armatosura.

Nëse duam një strukturë reale ushtarake, me kapacitete për mbrojtje të vendit dhe për misione në kuadër të Aleancës, atëherë buxheti duhet të arrijë të paktën 1 miliard dollarë. 

Sjell këtu në vëmendje shembullin e Kosovës, e cila ka dyfishuar buxhetin për mbrojtjen në katër vitet e fundit, ndërsa Shqipëria, nuk ka bërë hapa të tillë.

Abazi theksoi gjithashtu nevojën për rritje kapacitetesh në forcat tokësore dhe sidomos për mbulimin ajror, duke kujtuar se hapësira ajrore e Shqipërisë aktualisht monitorohet nga avionët ushtarakë të Greqisë dhe Italisë, në bazë të një marrëveshjeje me NATO-n.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy