
Protesta në Rrugën e Kombit dhe pëplasja me policinë ku 13 efektiv mbetën të plagosur, detyruar të nxjerr në një konferenc për media Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Protestën e sotme në Rrugën e Kombit Xhafaj e quan një precedent jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe anti-kushtetues.
"Jam i keqardhur dhe ju kërkoj qytetarëve, Partive politike, medias dhe komunitetit të biznesit të distancohen ndaj gjithë atyre përfaqësuesve të Partive politike, që kanë inkurajuar me një gjuhë nxitëse protestuesit për ushtrim dhune ndaj Policisë dhe shkatërrim të pronës, duke sjellë në vëmëndje se ky është një precedent jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe anti-kushtetues", theksoi Xhafaj.
Ministri i Brendshëm bëri me dije gjatë fjalës së tij, kush nxit dhunën e anarashinë do të marrë përgjigjen e merituar ligjore, pasi askush nuk mund të jetë mbi ligjin.
"Policia e Shtetit në zbatim të ligjit, do të ketë një përgjigje të ashpër për çdo person që ka nxitur dhe është përfshirë në aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe që kanë sjellë një dëm të madh ndaj pronës publike dhe private. Kush nxit dhunën dhe anarshin do të marri përgjigjen e merituar ligjore! Askush nuk mundet të jetë mbi ligjin!", tha ministri.
Xhafaj tha se 12 efektivët e FNSh që janë lënduar lehtë ndërsa një efektiv është plagosur më rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve
Sipas tij, grupe individësh të papërgjegjshëm në përbërje të të cilëve në numër jo të vogël gjendeshin elementë me të shkuar të rëndë kriminale, si dhe persona të tjerë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shfrytëzuan pabesisht të drejtën legjitime dhe paqësore të tubimit.



