Numri i vdekjeve si pasojë e virusit Covid-19 në botë mund të jetë 60 përqind më i lartë se sa është konstatuar deri më tani.
Ky është rezultati i një studimi nga Financial Times, në 14 vende, duke analizuar të gjitha vdekjet gjatë pandemisë.
Analiza e të dhënave tregoi se në këto vende kishte 122 mijë vdekje më shumë se sa vitet e kaluara, kurse më shumë se 77 mijë vdekje ishin shkaktuar nga virusi Covid-19 gjatë pandemisë.
Sipas Financial Times, nëse ky nivel analize do të kryhej në të gjithë botën, viktimat nga Covid-19 do të shkonin nga 201 mijë që është shifra aktuale, në 318 mijë persona.



