Zjarret e rëna ditët e fundit kanë shkrumbuar sipërfaqe të tëra me pyje dhe shkurre.
Qindra zjarrëfikës janë angazhuar ditët e fundit në operacionet e shuarjes së zjarreve në disa zona të vendit.
Një prej tyre, Gramoz Mucollari, bën një apel ndaj qytetarëve për të ruajtur pyjet, ndërsa poston një foto vërtet domethënëse.
“Tragjedi ekologjike. O njerëz po shkatërroni të ardhmen e fëmijëve tuaj. Mos neglizhoni pyjet, janë mushkëritë e çdo qyteti, ruajini”, shkruan ai.



